Fotolajm/Mëson gjininë e fëmijës
në një mënyrë të jashtëzakonshme

17 Prill 2016, 21:13| Përditesimi:

  • Share
Ajo quhet Amanda dhe është një vajzë nga Dakota e Jugut dhe po pret një fëmijë. Për t'u njohur me gjininë e fëmijës, ajo kishte menduar diçka të pazakontë .

Pjesa më e madhe e grave shtatzëna, e mësojnë seksin e fëmijës së tyre përmes ekografisë tek mjeku. Por Amanda, kishte vendosur që ky moment të ishte ndryshe për të dhe i paharrueshëm.

Në javën e 21 të shtatëzanisë, ajo e kishte lënë "fatin" e fëmijës e së saj në duart e parukierit, i cili do t'i lyente asaj flokët ngjyrë të kuqe ose blu, në varësi të gjinisë së fëmjës.

Parukieri kishte folur paraprakisht me mjekun e Amandës dhe ishte në dijeni të gjinisë së fëmijës.

Kështu pas disa orësh trajtimi të flokëve, ajo vendosi të mësojë më në fund gjininë e fëmijës. Ishte nervoze dhe mezi po priste që të shikonte ngjyrën e flokëve. Fëmija ishte djalë dhe flokët ishin kthyer në ngjyrë blu.

floke blu

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?