Policia duke i vendosur gjobë qytetarëve për mosmbajtjen e maskës te QSUT

Fotolajm/ Maskat me detyrim, policia pranë spitaleve kontroll për respektimin e masave! Vendosin gjoba për ata që i shkelin

16 Tetor 2020, 15:44| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 15:53

  • Share

TIRANË - Në ditën e dytë të hyrjes në fuqi të vendimit për maskat me detyrim, policia është zhvendosur pikërisht në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" ku është dhe një nga pikat më të nxehta të përhapjes së koronavirusit.

Policia është në terren për të konstatuar apo dhe gjobitur qytetarë të cilët nuk e respektojnë vendimin si dhe për të këshilluar ata të cilët nuk e vendosin ashtu siç duhet.

Nga disa foto të siguruara nga Report Tv vihen re disa policë që aplikojnë gjoba ndaj qytetarëve që nuk kanë maska.

Nga një vëzhgim i djeshëm i Report Tv në shumë qytete të Shqipërisë, është vënë re një ndërgjegjësim në masë i popullsisë mbi këtë masë të marrë nga qeveria.

Shumica e qytetarëve i kanë respektuar masat e vendosura ndërkohë që ka patur dhe qytetarë të cilët nuk i kanë mbajtur maskat.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?