Pamje nga vendi i ngjarjes

FOTOLAJM/ Makina përfundon poshtë kamionit në autostradën e Lezhës, shoferi shpëton për mrekulli

30 Korrik 2020, 20:20| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 20:37

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur në Mamurras pasditen e kësaj të Enjte, ku një kamion i ka prerë rrugën një makine dhe si pasojë kjo e fundit ka përfunduar poshtë tij. Mesohet se nga aksidenti në autostradën Lezhë- Tiranë ka mbetur i lënduar drejtuesi i makinës, i cili është jashtë çdo rreziku.

Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli nga ky aksident i fortë ndërsa ka marrë mjekim nga ambulanca në vendin e ngjarjes.

Gazetari i Report Tv, Antonio Çakshiri ka sjellë foto nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?