FOTOLAJM / Kuvendi risjell
"Deklaratën e Pavarësisë"

26 Tetor 2012, 19:52| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, veç eventeve të shumta të zhvilluara në kuadër të kësaj feste, Kuvendi ka menduar diçka më origjinale. Ka sjellë në vëmendje vetë “Deklaratën e Pavarësisë” duke e vendosur atë në ndërtesën e kryesisë së Kuvendit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

deklarata e pavaresise ne kuvend me logo

Ashtu siç shfaqet edhe nga fotoja, Deklarata e Pavarësisë është vendosur në njërën faqe të ndërtesës, konkretisht në atë përballë godinës së Kryeministrisë. Deklarata e Pavarësisë u nënshkrua më 28 nëntor 1912 në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Deklarata u hartua nga Luigj Gurakuqi (në shqip) dhe Ismail Qemali (në turqisht).

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?