Studentja dhe Erion Veliaj

FOTO-LAJM/ Kur Fultzi ftonte Veliajn në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave 5-vjeçare, e jo listë notash si Belindi

28 Prill 2023, 09:36| Përditesimi: 28 Prill 2023, 09:37

  • Share

Ceremonia e diplomimit është shndërruar në një ngjarje tradicionale, të përvitshme për shkollën “Harry Fulz”. Një prej të ftuarve të tyre të veçantë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave ka qenë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj pesë vite më parë.

Sikurse mund të shihni dhe nga kjo foto, qartazi vajza në krah të Veliajt mban në duart e saj diplomën për përfundimin e 5 viteve të studimit në shkollën “Harry Fultz”.

Kjo hedh poshtë pretendimin e Belind Këlliçit se shkolla nuk shpërndan diplomë, por vetëm listë notash. 

E vërteta është krejt ndryshe, pasi sikurse konfirmoi dhe vetë drejtoresha e shkollës së mesme “Harru Fultz”, diploma lëshohet në përfundim të pesë viteve të studimit. 
Në rastin konkret, për shkak se Belind Këlliçi ka bërë vetëm 4 nga 5 vite të shkollës së mesme, ai nuk ka mundur dot të marrë diplomë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?