Sociale

Fotolajm/ ‘Kojliku qeros', shpendi i rrallë shtegtar në Kune-Vain, ja si ndiqet dhe monitorohet me pajisjen e teknologjisë së lartë

23 Nëntor 2021, 16:33| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 16:45

  • Share

“Kojliku qeros” një shpend i përfshirë në listën e specieve të rrezikuara në nivel botëror, u gjurmua në rezervatin natyror Kune-Vain të Lezhës.  Një individ mashkull, i quajtur NOVA prej tre ditësh po qëndron aty.

Referuar pamjeve satelitore kojliku qeros ka ardhur nga mali i zi, ndërsa po mbahen nen monitorim nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Lezhë.

Siç shihet në foton e mëposhtme, aparatura që i është vendosur në shpinë monitorin lëvizjet e tij, jep informacion për vendndodhjen dhe madje regjistron edhe pamje.

Kojliku qeros, është shpend shtegtar, dikur i pranishëm deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin Perëndimor. Në shekullin e 17-të, Kojliku qeros u zhduk, kryesisht si pasojë e gjuetisë. 

'Kojliku qeros' dhe aparatura në kurrizin e tij

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?