Makinat e sekuestruara Kejvinës dhe Trejsit

FOTOLAJM/ ‘Kejvina’ dhe ‘Trejsi’ në Rinas, ‘bishat’ e konfiskuara presin Blinken

15 Shkurt, 12:43| Përditesimi: 15 Shkurt, 12:52

  • Share

Dy makina luksoze prinë eskortën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Nga Rinasi për në Tiranë Blinken u shoqërua me dhjetëra makina të blinduara, si edhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Por ajo që u vu re janë dy makinat luksoze, njëra e Kejvina Kthjellës dhe tjetra e Trejsi Sejdinit, që janë konfiskuar me dyshimet se janë vënë nga krimi dhe tashmë i kalojnë në përdorim policisë.

Siç shihni edhe në foton më poshtë, bëhet fjalë për një mjet tip Audi A8 i konfiskuar Kejvinës, si edhe makina tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që i është konfiskuar Trejsit, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.

1707997461_pol.jpg

Makinat e sekuestruara Kejvinës dhe Trejsit

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 15/02/2024 16:09

    U shkoka edhe emrat: jet semafori!????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?