FOTOLAJM/ Jo vetëm pa rrip sigurimi në timon, Lulzim Basha pa patentë që prej vitit 2016

2 Mars 2021, 10:59| Përditesimi: 2 Mars 2021, 11:02

  • Share

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Basha, ku duket Lulzim Basha teksa drejtonte makinën krijoi debate për faktin se si kreu i PD-së shkel Kodin Rrugor duke drejtuar mjetin pa rrip sigurimi.

Por sipas një denoncimi të bërë nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, mosvendosja e rripit të sigurimit nuk është shkelja më e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike.

Sipas Braçes, Lulzim Basha nuk ka një patentë që prej vitit 2016. Zv. kryeministri thotë se dokumentet tregojnë se patenta Bashës i ka skaduar në dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa të, duke qarkulluar kështu në shkelje të ligjit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sindi: 02/03/2021 20:45

    I thoni erion braces se nuk ke faj se je 1 e 50 cm I gjate dhe nuk te ka byr ne pune te mesosh rregullin se kur je mbi 1e 90 I gjate nuk duhet te vendosesh rrip sigurimi.keshtu qe dhe patententen duhet ta ket por ty te pelqen te genjesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?