Me rreth te kuq Ilir Xhakolli

FOTOLAJM/ Ilir Xhakolli, kryetari i Bashkisë Pogradec drekë me miqtë pa distancim social

20 Prill 2020, 21:30| Përditesimi: 21 Prill 2020, 08:01

  • Share

Ilir Xhakolli, kryetari i Bashkisë Pogradec është fotografuar duke drekuar bashkë me miqtë e tij. Në një kohë kur distancimi social është prioritar ai ka zgjedhur të thyejë rregullat e vendosura nga qeveria për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe të preferojë drekën me miqtë.

Nga fotoja në natyrë dallohet qartë se dreka është e mbushur me ushqime të shumëllojshme si mish të pjekur, perime e pije të ndryshme.

Në këtë kohë drejtuesit e institucioneve duhet të ishin shembull për zbatimin e ligjeve që miratojnë vetë dhe të rregullave të autoriteteve shëndetësore për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë që kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi e ka ngritur si shqetësim  në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, ku u kërkoi kryetarëve të Komisioneve Parlamentare që të marrin masa ndaj çdo deputeti që marrin pjesë në mbledhjet online jo nga banesat e tyre.

Me rreth te kuq Ilir Xhakolli

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fier: 21/04/2020 08:48

    Pogradecaret janë të gjithë fshatare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?