Papa Francesku duke luajtur në tryezën e futbollit

Bota

Fotolajm/ I njohur si tifozë, Papa Francesku luan dhe merr për dhuratë një tryezë futbolli

20 Gusht 2021, 11:00| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 11:03

  • Share

Papa Francesku ka marrë dhjetëra fanella futbolli dhe topa përgjatë 8 viteve të tij në drejtim, po këtë here ai mori diçka më të madhe, një tryezë futbolli!

Pas fjalës së tij në eventin e një shoqate në Toscana, Papa Francesku bëri një lojë në një prej tryezave të futbollit të cilën edhe ia bën dhuratë.

Kryebashkiakja e Altopascio, Sara D'Ambrosio, shkroi në Facebook se tryeza ishte projektuar të ishte gjithëpërfshirëse dhe të funksiononte edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike për inkurajimin e pjesëmarrjes së tyre në sport.

Papa Francesku, i lindur në Argjentinë është një tifozë i njohur i skuadrës së futbollit të San Lorenzo në Buenos Aires.

Ai konsideron sportin si një mënyrë për të promovuar solidaritetin dhe përfshirjen, vecanërisht te të rinjtë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?