Ermal Meta dhe Checco Zalones

FOTOLAJM/ Ermal Meta i bashkohet humoristit italian, Checco Zalones për të pushuar në Green Coast

22 Gusht 2023, 12:49| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 13:56

  • Share

Humoristi i njohur Luca Pasquale Medici, i njohur ndryshe me pseudonimin Checco Zalone po kalon disa ditë pushimi në resortin me të madh në jug të Shqipërisë Green Coast, i cili duket se ka tërhequr shumë personazhe të njohur shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Superkomikut të njohur italian, i është bashkuar edhe këngëtari Ermal Meta.

Këto ditë të nxehta vere, në Green Coast po pushojnë shumë personazhe të tjerë të famshëm, të cilët nuk kanë hezituar të ndajnë momente nga pushimet e tyre në bregdetin shqiptar.

Ndërsa, resorti më i madh në detin Jon me vila luksoze është kthyer në destinacionin e preferuar të personazheve VIP.

Tani mbetet për të parë se cilët të famshëm të tjerë do të mund të pikasim në Green Coast, i cili duket se po konkurron denjësisht resortet e tjera luksoze në vende si Greqia apo Kroacia ku zgjedhin të "fshihen vipat".

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?