Edi Rama, Bill Clinton dhe Alex Soros

FOTOLAJM/ 'Dy festa në një ditë' Aleks Soros tregon emocionet e 4 korrikut në Tiranë! Nga vizita e Clinton tek ditëlindja e Ramës

5 Korrik 2023, 08:16| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 19:42

  • Share

Multimiliarderi Alex Soros, drejtuesi i Fondacionit Shoqëria e Hapur, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimet që zhvilloi në Tiranë në kuadër të vizitës së ish presidenti amerikan Bill Clinton.

Soros i quan dy prej liderëve më të mëdhenj botërore Bill Clinton dhe Edi Ramën, ndërsa shkruan se është kënaqësi të takosh me heroin amerikan, mik të  shqiptarëve.

Ndërsa një foto është edhe në festën e ditëlindjes së 59 të Kryeministrit Rama, ku duket ai teksa fryn qiririn mbi tortë.

“Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i fortë, edhe pak falë kryeministrit të saj Rama, i cili rastësisht ka lindur më 4 korrik”, shkruan Alex Soros.

Alex Soros ka ndarë edhe një foto me ish presidentin amerikan Bill Clinton. Ai shkruan se është kënaqësi të takosh me heroin amerikan dhe miqtë e shqiptarëve.

“Çfarë kënaqësie të jesh me Presidentin Clinton në Shqipëri për 4 korrik. Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i fortë, edhe pak falë kryeministrit të saj Edi Rama, i cili rastësisht ka lindur më 4 korrik. Shumë bukur ta kalosh këtë ditë me një hero amerikan dhe një nga miqtë më të mirë të SHBA-së.”- shkruan Alex Soros.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 05/07/2023 12:00

    Kush e thotë… ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?