Dimri nis nga Kukësi, ulen ndjeshëm temperaturat! Mjegull dhe erëra të forta, Brezovica përfshihet nga bora

21 Nëntor 2020, 11:05| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 11:15

  • Share

Në Kukës, këtë fundjavë ka nisur dimri i vërtetë. Temperaturat këtë të shtunë u ulën ndjeshëm të shoqëruara edhe me erëra të forta.

Në zonat e larta malore në mëngjes pati mjegull ndërsa priten edhe reshjet e para të dëborës.

Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për të pritur dimrin e sivjetshëm veçanërisht në zonat malore.

Dimri në Kukës, shihet si i vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19, por edhe gripit stinor.

Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që edhe në disa disa malore të Kosovës të ketë reshje të borës.

Bora e parë është shënuar sot në vendin malor në Brezovicë. Këto janë reshjet e para të borës për këtë vit në Brezovicë, zona turistike e Kosovës. 

Brezovica

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?