Tribuna kryesore e 'Arena Egnatias'

FOTOLAJM/ ‘Demrozi apo Arena Egnatia’? Tifozët në dyshime për emrin e stadiumit të Rrogozhinës

25 Shtator 2023, 14:37| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 15:01

  • Share

‘Demrozi Stadium’ lexon në hyrjen kryesore të stadiumit ‘Egnatia Arena’, gjë e cila ka bërë që tifozët, por edhe dashamirësit e futbollit të mendojnë se ka një emërtim të ri për stadiumin në Rrogozhinë ku luan Egnatia.

Mirëpo nuk është kështu. Drejtuesit e klubit për ‘Report TV’ thonë se emri do vijojë ‘Egnatia Arena’. Madje edhe në ndeshjen e fundit të zhvilluar aty kundër Laçit në faqen zyrtare të klubit është emëruar si ‘Arena Egnatia’ dhe jo ‘Demrozi Stadium’.

Me siguri që ‘Demrozi Stadium’ është emëruar tribuna kryesore e stadiumit, në nder të presidentit Agim Demrozi, i cili vitet e fundit e ka kthyer Egnatian në një skuadër pretendente në Superligë. Madje ky emërtim në hyrje të stadiumit, ‘Demrozi Stadium’, është vendosur prej gati 1 viti dhe nuk ka lidhje me ndryshimin e emrit.

Këtë sezon, për shkak të kushteve të mira që afron, në ‘Arena Egnatia’ nuk luan si pritëse vetëm Egnatia, por edhe Erzeni që gjithashtu është pjesë e Superligës.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen stadiumi të quhet ‘Demrozi Stadium’. Kjo sepse ende nuk ka përfunduar nga konstruksioni dhe ëndrra e klubit është që të ndërtojë edhe tribunën përballë. Kjo për të luajtur në Kupat e Europës dhe ti dhënë mundësi Rrogozhinës të ketë një ndër impiantet më të mira në Shqipëri.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?