Në të majtë pilotja e SHBA dhe në të djathtë pilotja shqiptare

Kronikë

FOTOLAJM/ 'Defender 21' bën bashkë piloten e SHBA nga Kosova me piloten  shqiptare

20 Maj 2021, 14:28| Përditesimi: 20 Maj 2021, 14:30

  • Share

"Defender 21" ka bërë bashkë piloten e SHBA me origjinë nga Kosova me piloten shqiptare. E lindur në Kosovë, Valdeta Mehanja është pilote helikopteri në SHBA, ndërsa ka takuar sot gjatë stërvitjes në Fushën ajrore në Farkë piloten shqiptare, Armela Murati.

Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?