FOTOLAJM/ Basha e Kryemadhi në takimin me ambasadorët të thirrur nga Presidenti Begaj

11 Janar, 11:29| Përditesimi: 11 Janar, 11:37

  • Share

Në pritjen e trupës diplomatike që presidenti Bajram Begaj organizoi pasditen e djeshme kanë qenë të ftuar edhe pjesëtarë të opozitës.

I pranishëm ka qenë dhe Lulzim Basha aktualisht kreu i Partisë Demokratike por që më përpara ka mbajtur dhe postin e ministrit të Jashtëm. Por nuk ka munguar as Tritan Shehu dhe Ervin Salianji deputetët që i kanë qëndruar Berishës në krah në aksionin e tij politik. 

Nga Partia e Lirisë mes të ftuarve ishte Monika Kryemadhi dhe Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Agim Nesho, ndërsa mungoi Ilir Meta.    

Në takimin që zhvilloi me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë Presidenti Begaj u fokusua në arritjet e diplomacisë shqiptare në vitin që lamë pas, te sfidat e Shqipërisë, ato rajonale dhe globale përgjatë vitit 2024, ndërsa ndau me të pranishmit vizionin për përballimin me përgjegjshmëri të këtyre sfidave në funksion të zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/01/2024 01:22

    Kryemadhi qenka katandisur gjysem njeriu! Problemet me drejtesine reflektohen tek shendeti e pesha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?