Deputeti Agron Çela

FOTOLAJM/ Agron Çela shfaqet mes socialistëve në Kuvend, ulet krah Stërkajt dhe Deliut

16 Janar 2023, 17:55| Përditesimi: 16 Janar 2023, 17:59

  • Share

TIRANË- Kjo seancë parlamentare e ka gjetur deputetin Agron Çela të ulur në karriget e socialistëve, e jo më në krah të Monika Kryemadhit.

Çela ka zënë vend mes socialistëve, Paulin Stërkaj dhe Denis Deliut.

 Agron Çela kaloi me Partinë Socialiste, në fund të vitit, ndërsa pak ditë më parë u shfaq edhe krah kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste.

 Agron Çela u zgjodh si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021, në të cilat garoi nën siglën e LSI. Çela siguroi 2656 vota preferenciale, ndërkohë është edhe një person me influencë dhe elektorat në Shkodër. Kjo lëvizje shihet edhe si një kartë më shumë për PS-në për të fituar zgjedhjet e 14 Majit. Nga ana tjetër Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një intervistë për Report Tv, tha se largimi i tij nuk është një humbje e madhe, sepse e konsideron Çelën një deputet që nuk ka votuar kurrë kundër qeverisë. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?