Fotoja me Kupën e Botës, Messi thyen rekordin e pëlqimeve të Ronaldos në Instagram

19 Dhjetor 2022, 16:39| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 16:57

  • Share

Leo Messi theu një tjetër rekord pas suksesit në Kupën e Botës, këtë herë sa i përket aktivitetit në rrjetet sociale

Postimi i tij i fundit me trofenë e kampionit në duar ka marrë thuajse 45 milionë “like” (mbi 1.3 milionë komente), duke lënë pas pikërisht foton e postuar nga Ronaldo, për ironi të fatit duke luajtur shah me Pleshtin (foto e realizuar nga Annie Leibovitz).

Në fakt, fotoja e shahut ishte postuar në profilet e të dyve, por nëse tek Messi kishte marrë 32 milionë “like”, te CR7 kishte arritur në thuajse 42 milionë.

Mirëpo kjo e Messit me Kupën e Botës deri tani ka shkuar rreth 45 milionë “like”.

Fotoja e Lionel Messit

 

Fotoja e Cristiano Ronaldos

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?