Fotoja e Ismail Qemalit tërheq vëmendjen në takimin online, batuta e Ramës: Është gjyshi im, e shikoni ngjashmërinë

27 Nëntor 2023, 15:51| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 16:05

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, ishte në Vlorë teksa zhvilloi online një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane. Vëmendjen e drejtuesit të bashkëbiseditmit tërhoqi portreti i Ismail Qemalit, që ndodhej i varur në mur pas shpinës së kryeministrit. Por në mbyllje të këtij bashkëbisedimi Rama ka bërë edhe një batutë.

Pyetje: Kush është burri në krah jush?(Ismail Qemali)

Edi Rama: Është gjyshi im… E shikoni ngjashmërinë. Është ati themelues i Shqipërisë është burri që ngriti flamurin e pavarësisë këtu në këtë qytet pak qindra metra nga vendi ku po flas. Në njëfarë mënyre është gjyshi i të gjithë shqiptarëve. 


Lajmi kryesor:

Rama për Këshillin e Atlantikut: BE më e afërt me Ballkanin, por anëtarësimi i Shqipërisë do kërkojë kohë! Njohja e Kosovës, çështja më e madhe në rajon


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?