Qeni duke qendruar pranë trupit të pajetë të pronarit

Fotoja bëhet virale/ Të moshuarin e përplas makina për vdekje, qeni ruan trupin e pajetë të pronarit

9 Shkurt, 22:33| Përditesimi: 9 Shkurt, 22:44

  • Share

ITALI- Fotoja e një qeni që qëndron pranë trupit të pajetë të pronarit të tij, është bërë virale në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për qenin me emrin Trovi, i cili po ruante trupin e pronarit të tij, që ishte mbuluar me një copë jeshile, pasi ishte përplasur për vdekje nga një ambulancë, teksa po shëtiste me dy qentë e tij në mbrëmje.

75-vjeçari Adriano Canzian ndërroi jetë në vend, bashke me qenin tjetër, ndërsa i vetmi i mbijetuar u qëndroi pranë derisa trupi u largua.

Dinamika e aksidentit po rishikohet. Siç raporton Tgcom24, i moshuari duket se ka qenë duke nxjerrë për shëtitje qentë në zonën e shëtitjes së qenve pikërisht përballë vendkalimit të këmbësorëve, pranë një karburanti.

Dhe po ashtu duket se ambulanca ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe ka përplasur për vdekje 75-vjeçarin. Drejtuesi i mjetit të urgjencës është në gjendje shoku.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?