Fotografi nga Kumanova, Osman Demiri ekspozitë në Fier: Imazhe të buta e surreale

8 Tetor 2023, 16:18| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 16:26

  • Share

Me ekspozitën “Ç’ka mundet detaji nuk mundet tërësia’’ u prezantua para publikut fierak, fotografi nga Kumanova, Osman Demiri.

Drita është subjekt primar i fotografisë së Demirit dhe mjeti me të cilin ai vizaton botën, vlerësojnë kritikët.

Tek shumica e fotografive të kësaj ekspozite, ajo që shihet është vetëm një vijë horizontale e pafundme, si një infinit artistik.

“Janë 30 fotografi. Janë detaje që i prezantoj për herë të parë sonte. Janë detaje që i kam fotografuar gjatë shëtitjeve në vende të ndryshme. Sot nuk mund t’ia tregosh gjithë tregimin njerëzve, jam munduar të prezantoj tregimet e mia përmes detajeve të vogla”, tha Demiri.

“Ajo që karakterizon këto fotografi, janë imazhet e buta, surreale, përtej vijës janë ngjyrat dhe strukturat magjike”, tha Elenica Paloli, drejtore e galerisë.

Ekspozita e Osman Demirit, vjen si vazhdimësi natyrale e konkursit ndërkombëtar të fotografisë Fokus, zhvilluar ne Galerinë e Arteve Fier,  ku ai bashkë me kolegët e tjerë ka qenë prezent prej shumë edicionesh. I lindur, në trojet shqiptare te Maqedonisë se Veriut, Osman Demiri, është specializuar për fotografi në Milano. Demiri është autor i dhjetëra ekspozitave personale dhe në grup në vende të ndryshme të botës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?