FOTOGALERIA/ Shkatërrohet në Tiranë memoriali i Mit'hat Frashërit, eshtrat e tij erdhën me debate të forta tetorin e 2018-s

23 Dhjetor 2022, 13:13| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 14:25

  • Share

Memoriali i Mit’hat Frashërit, një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, është shkatërruar, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Pamjet janë të trishta, ndërkohë që shikohet se busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pllaka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.

Memoriali i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të vitit 2008. Ndërklohë që busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada.

Mit'hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave u organizua nga qeveria gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkoi me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit u shoqërua me shumë debate për shkak të akuzave se ai ka qenë bashkëpunëtor i pushtuesve italianë.

Mit'hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/12/2022 03:28

    /BALLIST/,mund te jete djali dhe nipi i rilindasve,por kjo nuk e hedh poshte faktin qe ka qene tradhetar e bashkepuntor i pushtuesve,nuk mund e nuk duhet askush te fshihet pas emrave e veprave te parardhesve,apo te afermve te vet.Secili e mban vet kryqin e mekateve qe ka bere vete.Personalisht mendoj qe askujt nuk i duhet mohuar e drejta per t'u varrosur ne vend te vet,pavaresisht se kush ka qene ose cfare ka bere,por nuk eshte e drejte qe ne raste si i mesipermi te sillet me ceremoni,bile te marrin pjese e koka shteti e politikane dhe nuk eshte e drejte,bile eshte fyese te vendosej ne krah te atyre njerezve qe i nderon gjithe kombi.Ati i duhej bere nje varrim privat,pa ceremoni madheshtore dhe diku tjeter,jo aty.Shteti duhet t'i pyese shqiptaret me referendum perpara se te ndermarre veprime te tilla.

    Përgjigju
  • Dora d'istria: 23/12/2022 17:59

    Dhuna sigurisht qe seshte e mire po qe Mit'hat Frasheri qe nje bashkpuntor i fashizmit eshte e vertet qe cke me te ishte teadhetar i kombit si shume shoke te tij.Polotika mund te gayuaj cte doje se ka dhe gurin dhe arren por populli shqiptr nuk harron kurre .

    Përgjigju
  • ballisti: 23/12/2022 16:47

    po kush eshte tradhetar mor hale,,,mitat frasheri djali i abdyl frasherit,,,,qe kryesoje lidhjen e prizrent,,,,tre vellezerit frasheri pateiotet me te medhenj ne shqiperi bashke me ismail qemalin.....frasherllijte nderi i kombit,,,balli i kombit......///

    Përgjigju
  • Idreks: 23/12/2022 14:44

    Ky eshte fati qe i pret te gjithe figurat tradhetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?