Shtëpi e re në Ishullin e Sazanit 1915-1921

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

31 Mars 2023, 22:55| Përditesimi: 31 Mars 2023, 23:05

  • Share

Falë muzeut virtual “Fototeka.al” të ndërtuar nga historiani i artit Rubens Shima, së fundmi koleksione fotografish të rralla janë bërë publike për ndërtimet e fortifikuese të bëra në “Ishullin e Sazanit” gjatë viteve 1915-1921.

Në fotot e marra nga muzeu virtual, shihet ndërtime të rëndësishme të bëra në Ishullin e Sazanit nga Italia të cilës ishulli i ishte premtuar në Traktatin e Londrës të vitit 1915. Italia filloi një program ambicioz pa humbur kohë duke nisur me ndërtimet me qëllim për ta kthyer ishullin në bazë detare për të kontrolluar pikën strategjiketë ‘Ngushticës së Otrantos’.

Fotot tregojnë ecurinë e ndërtimeve fortifikuese gjatë gjithë Luftës së Parë; portin ushtarak në gjirin e Shën Kollit, bateritë e artilerisë, rrugën e dekovilit, teleferikun për transportin e materialeve ndërtuese, godinat e shërbimeve mbështetëse dhe ndërtesat e komandës.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 01/04/2023 10:00

    Perse vonohet me popullimin e ishullit ? Perse nuk kthehet ne pike turistike si ishujt e tjere ? A eshte Sazani i yni apo fshihet dicka pas kesaj ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?