Ministri i Jashtem Igli Hasani mirëpret homologen e Kosovës, Donika Gërvalla

FOTOGALERI/ Tirana i uron mirëseardhjen ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit

6 Tetor 2023, 10:24| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 10:37

  • Share

 

Tirana mirëpret sot ministerialin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të BE në Procesin e Berlinit. Pjesë e ceremonisë është edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi si dhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock. 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i mirëpriti ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të BE në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si dhe përfaqësues të organizatave rajonale.

Hasani priti me radhë George Gerapetritis, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Olivér Várhelyi, Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, njëkohësisht ministri në Detyrë për Punët e Jashtme.

Në ministerial merr pjesë dhe përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria.

Ministrat e jashtëm dhe Varhelyi në Tiranë! Ministrja e jashtme e Gjermanisë

Lajmi kryesor:

Ministeriali në Tiranë, Gërvalla: BE të ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë! Daçiç refuzon foton familjare! Kryediplomatja gjermane i merr në takime të ndara


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?