FOTO/'Fan Fest', një atraksion më shumë i Botërorit të Rusisë

20 Qershor 2018, 10:57| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 11:23

  • Share

Që nga botërori i vitit 2002 i organizuar në Korenë e Jugut dhe Japoni, pastaj në vitin 2006 në Gjermani, në vitin 2010 në Afrikën e Jugut e deri në botërorin e Brazilit në vitin 2014, ku numri i përgjithshëm i pjesmarrësve arriti në më shume se 5 milion, FIFA ka organizuar infrastrukturën e nevojshme në të gjitha qytetet pritës të eventit planetar.

Edhe pse Rusia është larg, në Tiranë, në sheshin e ri “Skënderbej”, është rikthyer sërish “TiranaFanZone”. Në këtë hapësirë të dedikuar, përmes një ekrani gjigant, të apasionuarit e futbollit dhe jo vetëm, kanë mundësi të ndjekin të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Për Kupën e Botës që po zhvillohet ne Rusi, "FIFA Fan Fest" është vendi më i mirë për të parë ndeshjet për shumë që nuk kanë mundësi të jenë prezent në shkallët e stadiumit. "FIFA Fan Fest" nuk kufizohet vetëm në futboll. Sipas traditës, të gjithë vizitorëve iu ofrohet një program i gjerë argëtimi, ku përfshihen shfaqje nga muzikantë të famshëm, aktivitete interaktive si dhe aktivitete të tjera të përgatitura nga partnerët dhe sponsorët e Kupës Botërore.


("FifaFanZone në një qytet të Rusisë)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?