Lirido Ajazi dhe Besnik Shkurti

FOTO+EMRI/ I shpallur në kërkim nga Interpoli, pas ‘El Gordos’ kapet një tjetër trafikant shqiptar në Kolumbi

3 Shtator 2023, 11:35| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 11:50

  • Share

Pas arrestimit të Besnik Nikollit, një tjetër shqiptar ka rënë në rrjetën e autoritëteve kolumbiane, të cilat së fundmi janë alarmuar për shkak të rritjes së numrit të trafikantëve që veprojnë në territorin e tyre.

Lirido Ajazit ose Lirido Shkurtaj, i cili njihet edhe me pseudonimin ‘Mario’ kërkohej nga drejtësia franceze për përfshirje në trafikun e drogës.

Sipas mediave ai ka pasur akses në disa porte detare në bregdetin e Atlantikut, nga ku koordinohej dërgesa e kokainës drejt Europës.

Madje raportohet se ai do të takohej në Bogota me Besnik Nikollin, i njohur në botën e krimit si “Niko” apo “El Gordo”, i cili ishte gjithashtu në kërkim nga autoritetet franceze që nga tetori i vitit 2021, kur Interpoli lëshoi alert të kuq ndaj tij për akuzat e trafikut të drogës.

“Që nga tetori 2021, alias Niko është kërkuar nga autoritetet franceze për trafikun e drogës. Ai do të përfshihej edhe në krime të pastrimit të parave dhe ishte në kërkim në më shumë se 180 vende”, tha Prokuroria e Kolumbisë.

Dy të arrestuarit janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme të Kolumbisë dhe pritet që pas procedurave të tyre gjyqësore të nisin proceset e ekstradimit drejt vendeve ku kërkohen.

Lirido Ajazi

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 03/09/2023 12:09

    E degjeneruam edhe Kolumbine sapo futem kembet aty or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?