FOTO/ Dënohet me 6 muaj burg shqiptari në Bolivi, bashkëpunoi me bosin brazilian të kokainës

18 Shkurt, 12:53| Përditesimi: 18 Shkurt, 14:48

  • Share

Shqiptari i cili u arrestua të enjten e 15 shkurtit, në San Rafael de Velasco, gjatë një operacioni blic nga autoritetet e Bolivisë me qëllim goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës është dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 6 muaj.

Bëhet fjalë për të riun shqiptar të identifikuar si Lorenc Hyseni.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura në Santa Cruz në qendrën e Forcave Speciale për Luftën ndaj Krimit (Felç) për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqisnin të arrestuarit.

Prokurori Victor Hugo Cervantes ngriti akuzat e “vrasje e mbetur në tentativë”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” ndaj Lorenc Hyseni, Ëálter Rivero Lola, Leonardo Barsad da Rocha, Álvaro Roca Casupa, Joao Batista da Silva Carneiro dhe Jacop Dick Peter, shtetas shqiptarë, bolivianë dhe brazilianë.

Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri mes këtyre personave dhe forcave speciale, të cilat kishin shkuar në këtë zonë pas vrasjes së dy personave.

Ndërkohë baroni brazilian i drogës, i kapur bashkë më ta, Lourival Máximo da Fonseca, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge prej viteve ‘90, u ekstradua mbrëmjen e së premtes në Brazil.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?