JenniferLopez dhe Ben Affleck

FOTO/ Çifti më i famshëm i momentit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck 'gdhendin' dashurinë e tyre në trup, bëjnë të njëjtë tatuazh për Shën Valentin

15 Shkurt 2023, 12:34| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 12:51

  • Share

Jennifer  Lopez  dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck përjetësuan dashurinë e tyre me anë të një tatuazhi të përbashkët. Ata e ndanë këtë lajm të ri me të gjithë ndjekësit e tyre në rrjete sociale ditën e Shën Valentinit.

Ata janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe nuk e fshehin. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan gushtin e kaluar.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar aktorja 53-vjeçare në një seri fotosh të bukura në Instagram.

Në foton e parë, J.Lo ka treguar tatuazhin e saj të ri, i cili përmban një simbol të pafundësisë dhe një shigjetë me inicialet e tyre. Affleck gjithashtu ka të njëjtin tatuazh.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?