FOTO/ Zjarri përfshin rrobaqepsinë në Rrëshen, u ndez nga 40 vjeçarja, policia e heton në gjendje të lirë

2 Janar, 11:51| Përditesimi: 2 Janar, 16:48

  • Share

Lezhë – Një rrobaqepsi është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Rrëshen.

Raportohet se zjarri në rrobaqepsinë në pronësi të shtetases me inicialet D.K. ka rënë rreth orës 11:00, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot, rreth orës 11:00, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë në pronësi të shtetases D. K. dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”,* njofton policia.

Paraprakisht u dyshua se zjarri kishte rënë për shkak të një shkëndije elektrike, por më pas policia njoftoi se është vënë nga një 40 vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

"Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases D. K., paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike. Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja L. Ç., 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”", njofton policia.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?