VIDEO/ Zjarr në depozitën me 270 ton naftë bruto në Selenicë, 4 automjete dhe 25 zjarrfikës vunë flakët nën kontroll

18 Korrik 2023, 17:40| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 21:40

  • Share

VLORË- Një depozitë me 270 ton naftë  është përfshirë nga flakët në zonën e Selenicës, duke qenë një rrezik potencial për një katastrofë. Pas disa orësh dhe ndërhyrjes së 4 automjeteve dhe 25 punonjësve zjarrfikës zjarri u vu nën kontroll. Për zjarrin po hetohet nga polica nëse mund të ketë qenë I qëllimshëm apo ka ndodhur si pasojë e temperaturave të larta. 

Ndërkaq flakët e zjarrit rrezikuan edhe depozitat e tjera aty pranë, por edhe të përhapeshin në zonën përreth.  Disa orë pas rënies së zjarrit në depozitën e naftës që administrohet nga kompania Albpetrol, 4 automjetet dhe 25 efektive të shërbimit zjarrfikës i vunë flakët nën kontroll. Mësohet se brenda depozitës kishte rreth 270 ton naftë bruto, çka do të ishte një katastrofë mjedisore dhe jo vetëm, thonë shërbimet zjarrfikëse.

Pas vendosjes së zjarrit nën kontroll, depozita po mbahet në monitorim deri ne fikjen finale të flakëve qe mbeten aktive brenda depozitës. Sipas shefit te ndërhyrjes në zjarrfikësen e Vlorës Luan Kapaj, situata ka dalë nga rreziku por në monitorimi do vazhdojë.

Policia ka nisur hetimin për zjarrin duke u fokusuar në dy pista, një zjarr aksidental i shkaktuar nga nxehtësia e jashtme e depozitës dhe e dyta e nëe zjarrvënie të qëllimshme. Shefi i zjarrfikësve thotë se në rastet e temperaturave të larta nxehet hekuri i depozitës dhe automatikisht duhet te aktivizohet vetëftohja.

Por në rastin konkret depozita nuk ka qenë e pajisur me sistem vetëftohjes dhe pompa emergjence, gjë e cila mungon.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 18/07/2023 19:17

    Amonica i ka rruget me kalldrem si ne mesjete edhe pse eshte vend qe ka puse nafte sebashku me fshatrat perreth Kocul dhe Gorrisht . Ka 30 vjet qe nuk eshte ber asnje investim turpi botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?