FOTO/ Vizita e Nikollës në Kalanë
e Dodës dhe historia e 15-vjeçares 

11 Nëntor 2017, 20:46| Përditesimi:

  • Share
Qarku i Dibrës ka qenë stacioni radhës ku ka zbarkuar qeveria Rama këtë fundjavë. Secili ministër ka zhvilluar takimet e punës në qark, ndërkohë që në skajin më të largët të ka shkuar ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla.

Nikolla ka shkuar sot ne Radomirë, fshat në Kalanë e Dodës. Arsyeja e vajtjes së saj ka qenë shumë fisnike. Një vajzë 15 vjeçe, e paralizuar, jeton në atë fshat dhe merr mësim nga një mësues i posacëm që është vënë në dispozicion nga shteti shqiptar.  Mësuesi shkon përditë në shtëpinë e 15-vjeçares dhe ajo po merr mësim si gjithë të tjerët.

Vajza me inicialet F.M është vizituar dhe surprizuar sot nga ministrja bashkë me mësuesin e saj. Nikolla i ka dhuruar asaj disa libra, pasi 15 vjeçarja e adhuron leximin. Rrugën për në fshat mësuesi dhe ministrja e bënë këmbë, siç e bën mësuesi çdo ditë./Lexo.al

Nikolla
Nikolla
Nikolla

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?