FOTO-VIDEO/Perlat bregdetare në
detin Jon nga Saranda deri në Vlorë

19 Korrik 2016, 22:23| Përditesimi: 4 Janar 2019, 15:02

  • Share

Keni bërë plane për pushime në muajin gusht por nuk e keni vendosur ende destinacionin. Shqiptarja.com sjell foto dhe video përgjatë vijës bregdetare në jug të vendit që nga Ksamili në Sarandë deri në Orikum të Vlorës në vendet më të veçanta të bregdetit jugor shqiptar. Vende të frekuentuara nga turistët vendas por dhe ata të huaj. Një udhëtim nëpërmjet fotove në vendet më të mrekullueshme turistike jugore gjatë verës, në plazhet  e: Ksamilit në Sarandë, Borshit, Himarës, Jalës, Dhërmiut deri në Orikum të Vlorës ose “Karaibet” siç i cilësoi pak ditë më parë ‘TgCom’ në reportazhin për bregdetin në jug të Shqipërisë.  

Ksamili, qyteti i “pushtuar” nga dhjetra turistë maqedonas nga Shkupi dhe Struga të cilët kishin “braktisur” liqenin e Ohrit për të shijuar mrekullitë në jug të vendit tonë. Ksamili dhe Saranda, ndonëse çdo vit ndryshojnë me ndërtime të reja ishin dhe vendet që kishin më shumë turistë si vendas ashtu dhe të huaj, mes turistëve kishte dhe familje nga Serbia që kishin zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre për pushime. Në Ksamil pagesa për shazllonët varion nga 600 – 800 lek ndërsa për hotelet nga 3.000 – 5.000 lekë në ditë në varësi të komoditeteve. Ndër pikat më të veçanta në Ksamil ishin edhe ishujt e qytetit.

Shqiperia turistike
Shqiperia turistike
(Foto nga Ksamili)  Foto te tjera 

Shqiperia turistike
(Perëndimi i diellit në Ksamil)  Kliko ketu per ta pare foton me te madhe

Borshi, fshati bregdetar shkëmbor në jug të vendit është një tjetër plazh i preferuar nga turistët vendas ashtu dhe të huaj me çadrat e famshme prej kashte dhe guralecët ky plazh është dhe një ndër më të preferuarit. Ndonëse  nuk kishte shumë turistë gjatë këtyre ditëve pritet që në muajin gusht të mbërijnë turistë të huaj. 

borshi
(Plazhi i Borshit) Foto te tjera
Shqiperia turistike
Shqiperia turistike
shqiperia turistike
(Plazhi i Borshit nga lart) Foto te tjera

Pas plazhit të Borshit, rrugëtimi i afrohet Himarës dhe më pas Jalës.

Himara
Himara
(Plazhi i Himarës) Foto te tjera

Himara
(Plazh pranë Himarës)


Jala, një tjetër vend turistik bregdetar,  13 kilometra nga qendra e Himarës dhe vetëm 5 km nga rruga nacionale që lidh Himarën me Vlorën. Edhe pse çmimet mund të jenë pak më të larta në këtë plazh kjo nuk ka penguar turistët që të shijojnë pushimet në këtë vend të veçantë.

Jala
(Jala nga lart)
Jala
Jala
(Shkëmbinjtë në Jalë)

Jala

Pas Jalës vjen  Dhërmiu e më pas Orikumi i Vlorës, plazhe të tjera të preferuara nga turistë të shumtë.

dhermiu
(Plazhi i Dhërmiut nga lart) Foto te tjera

qafa e llogarase
(Pamja e vijes bregdetare jugore nga Qafa e Llogarase)


Favovizues për turizmin është edhe aksi nacional Sarandë – Vlorë, një aks totalisht i asfaltuar dhe një rrugë që të ofron pamje magjike, por dhe pastërtia në këto plazhe gjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Vlorë.

rrruga
(Aksi përgjatë vijës bregdetare dhe pamja magjike që ofron bregdeti)

Fotot e Shqiptarja.com të realizuara në Ksamil në datat 14 Korrik – 18 Korrik ndërsa fotot nga Borshi, Himara, Jala dhe plazhet gjatë vijës bregdetare jugore, janë realizuar sot (19 korrik 2016)

Transmetimet live në Facebook 

(Pamje nga Ksamili)



(Pamje tjeter nga Ksamili)


(Pamje nga Borshi)

(Pamje nga lart, Borshi)


(Pamje nga Jala)


(Pamje nga Himara)


(Pamje nga Orikumi)
//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?