Dua Lipa dhe Callum Turner

FOTO/ U kapën 'mat' duke u puthur, Dua Lipa dhe aktori i njohur konfirmojnë romancën

16 Janar, 14:46
  • Share

Para disa ditësh u përfol për një romancë mes këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktorit britanik Callum Turner, e kjo mesa duket është konfirmuar nga vetë çifti.

Çifti më i ri i showbizz kanë bërë daljen e parë së bashku, pasi u zbuluan se kishin filluar tw takoheshin dhe janë fotografuar krah njëri-tjetrit.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga The Sun, ylli shqiptar dukej mjaft e buzëqeshur teksa dilte nga një restorant ku kishin konsumuar një darkë bashkë me Turner dhe miqtë e tyre të përbashkët.

“Dua dhe Callum po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po argëtohen shumë së bashku. Kur ajo përfundoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo u nis për darkë me Callum dhe më pas shkoi me të në koncertin e tij të punës. Dua nuk mund të dukej më e lumtur tani dhe të gjithë rreth saj duan ta shohin atë”, kanë thënë burime për “The Sun”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?