Kronikë

FOTO/ U ekzekutua me breshëri kallashnikovi sot në Vlorë, ky është 40-vjeçari  Bledar Birçaj

10 Maj 2021, 15:31| Përditesimi: 10 Maj 2021, 15:34

  • Share

1620653258_bledarbircaj.jpg

Viktima Bledar Birçaj

Personi që shihni në foton më lart është Bledar Birçaj, 40-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e sotme në Vlorë, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMW.

Atentati ndodhi në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’, ndërsa humbi jetën në spitalin e Vlorës. Burimet bëjnë me dije se kanë qenë disa personat që kanë qëlluar, por nuk ka ende persona të dyshuar të si të përfshirë në këtë ngjarje. Policia raporton se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?