Foto nga aksidenti nè Turqi

FOTO/ Turqi, autobusi përplaset me kamionin, 19 të plagosur

2 Shkurt, 11:23| Përditesimi: 2 Shkurt, 11:27

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh me një kamion, 19 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve, një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, raportojnë mediat turke.

Ngjarja ndodhi në autostradën e Marmarasë, ku autobusi goditi barrierat në anë të rrugës dhe më pas goditi kamionin nga pas.

Nga përplasja kamioni është kthyer përmbys, ndërsa shoferi i autobusit të pasagjerëve ka mbetur i bllokuar në automjet.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?