FOTO/ Transformimi i Gëzim Çelës, ‘bosi i kokainës’ duket se i është nënshtruar operacioneve plastike

8 Dhjetor 2023, 19:58| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 20:08

  • Share

 

Report Tv ka siguruar foto të Gëzim Çelës pas arrestimit të tij në Kosovë, mbrëmjen e sotme ( 8 dhjetor).

I njohur si baron i kokainës, Gëzim Çela nga Kurbini duket se i është nënshtruar operacioneve plastike, për ndryshimin dhe kurimin e pamjes së tij të jashtëm.

Kjo pasi në foton e ditës së sotme, kur edhe u vu në pranga, Çela duket më i rinuar në pamje si dhe me shumë flokë. Një tjetër detaj që vihet re janë edhe veshët e tij, të cilët tashmë duket sikur janë më të puthitur me kokën.

Në Kosovë, Gëzim Çela përdorte emrin si Bekim Bajraktari.

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Transformimi i Gëzim Çelës, ‘bosi i kokainës’ duket se i është nënshtruar operacioneve plastike

Lajmi kryesor:

Koka e trafikut të kokainës e heroinës në Evropë, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela! Report TV siguron foton, i transformuar ndër vite


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?