Nga një ndeshje e Tërbunit

FOTO/ Trajneri i Kategorisë së Parë denoncon arbitrin: Më tha 'e kemi nga lart', ordinerë që shiten për 2 lekë

11 Shkurt 2023, 20:25| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 20:27

  • Share

Tërbuni humbi 1-2 me Burrelin në shtëpi për javën e 15-të në Kategorinë e Parë. Trajneri i pukjanëve, Alerti Alcani ka reaguar me tone të ashpra pas përballjes, duke denoncuar për gjykim të njëanshëm arbitrin Silvio Dyrmishi nga Kolegjiumi i Elbasanit. Alcani tregon se arbitri i ka kërkuar falje në fundin e ndeshjes, duke i thënë se "e kemi nga lart", duke iu referuar organizatorëve të garës që është FSHF-ja.

"Kam kaq vite në këtë dreq futbolli, dikur duke luajtur dhe tani si trajner. Nuk arrij të kuptoj se si në 2023 akoma ka njerëz që duan të bëjnë pis futbollin, sinqerisht më vjen keq që një arbitër çun i ri me perspektivë dhe vjen dhe merr përsipër të lozi me djersën e sportistëve, tifozëve. Sinqerisht më vjen keq dhe me pafytyrësinë më të madhe më thotë në fund ‘më fal e kemi nga lart”! Kush është lart? Lart është veç Zoti. Kujt i referohen këto me këto fjalë, unë jam i sigurt që ato lart nuk kanë kohë të merren me këto poshtë, pasi kanë plot punë për të bërë… Por thjesht këto janë ca ordinerë arbitra që vijnë dhe shiten për 2 lekë dhe ky është Dyrmishi nga Elbasani", shkruan Alcani.

Reagimi i Alcanit

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/02/2023 03:32

    Sa te kemi sulltan Duken e perjetshem cdo gje shkon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?