Ceremonia e hapjës së Euro 2024

FOTO/ Spektakël në ceremoninë hapëse të Euro 2024

14 Qershor, 21:05| Përditesimi: 14 Qershor, 21:38

  • Share

Në "Allianz Arena" në Munich, nëpërmjet një ceremonie madhështore ka marrë jetë Euro 2024. Ceremonia hapëse përpara ndeshjes së parë mes Gjermanisë dhe Skocisë nisi 30 minuta përpara duelit që mori jetë në 21:00.

Fillmisht u kujtua legjenda e futbollit Franz Beckenbauer, i cili vdiq në janar, ku e veja e tij Heidi Beckenbauer solli trofeun (me peshë 8 kilogramë) në fushë. Ajo u shoqërua nga Jürgen Klinsmann, i cili ishte kapiten i ekipit gjerman për titullin e Kampionatit Evropian në Angli në 1996 dhe Bernhard Dietz, kapiteni i ekipit kampion evropian të vitit 1980. Kujtojmë se Klinsmann ka ngritur edhe Kupën e Botës në 1990. 

Balerinët vendosën në skenën e madhe të stadiumi një koreografi të veçantë me veshje të ndryshme, duke treguar ngjyrat e kombëtareve pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian. Një koreografi e bukur me ngjyra u shtri në të gjithë tribunat ku edhe spektatorët ishin pjesëmarrës në të gjithë arenën. Muzika dhe gëzimi që sjell futbolli ishin kryefjala e festës.


Lajmi kryesor:

Euro 2024/ Gjermania 'shkërmoq' 5-1 Skocinë, hedh kandidaturën për trofeun në eventin e shtëpisë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?