Foto nga momenti i operacionit

(Foto) Shpresa vdes e fundit/ Dy javë nën tokë, dalin gjallë 11 minatorë në Kinë

24 Janar 2021, 12:24| Përditesimi: 24 Janar 2021, 12:29

  • Share

KINË- Pas dy javësh errësire, ekipet e shpëtimit në Kinë arritën të nxjerrin gjallë 11 minatorë të bllokuar nën tokë prej 14 ditësh.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e kësaj të diele, nga u nxorën gjallë 11 minator një ndër të cilëve ishte dhe i mitur, ndërkohë 1 ka vdekur dhe fati i 10 të tjerëve ende nuk është i ditur.

Mbikëqyrja e shtuar ka përmirësuar sigurinë në industrinë minerare të Kinës, e cila dikur kishte mesatarisht 5,000 vdekje në vit. Sidoqoftë, kërkesa për qymyr dhe metale të çmuara vazhdon të shkaktojë aksidente, vitin e kaluar kanë humbur jetën 39 minatorë.

Transmetuesi shtetëror CCTV, ka bërë me dije se minatorët ishin në gjendje të rënduar fizike si dhe psikologjike. Ata menjëherë pasi janë nxjerrë nga rrënojat u mbuluan me batanije nga ekipet e shpëtimit dhe janë dërguar menjëherë në spital për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Si pasojë e shpërthimit të 10 janarit në provincën Shandong, kanë mbetur të bllokuar 22 punëtorë, rreth 600 metra në thellësi të tokës.

Mbikëqyrja e shtuar ka përmirësuar sigurinë në industrinë minerare të Kinës, e cila dikur kishte mesatarisht 5,000 vdekje në vit. Sidoqoftë, kërkesa për qymyr dhe metale të çmuara vazhdon të shkaktojë aksidente. Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minave, në minierat e Kinës më 2020 janë regjistruar 573 viktima.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?