Priti Patel me dy djemtë nga Kukësi në Britani

​​​​​​​FOTO/ Sekretarja e Brendshme që shpalli ‘Non Grata’ Berishën, ‘sfidon’ Suella Braverman, feston me shqiptarët në Londër: Nder t’u bashkohem djemve nga Kukësi

16 Nëntor 2022, 16:59| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 17:03

  • Share

Ish- sekretarja e Brendshme Priti Patel një ndër politikanet e njohura të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe duket se ka “sfiduar” pasardhësen e saj Suella Braverman duke festuar me shqiptarët në Londër. Në një postim në Facebook Priti Patel është shfaqur krah dy vëllezërve shqiptarë me origjinë nga qyteti i Kukësit të cilët kanë një ambient lokali “The Green Man Little Braxted”. Krah fotos, ish sekretarja e brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka shkruar se është nder i madh t’i bashkohej dy vëllezërve dhe se i uron djemve sukses.

“Nder i madh t’i bashkohem Ylli dhe Abi Vatës, si dhe stafit të tyre për të hapur pubin e tyre fantastik “The Green Man Little Braxted”. I uroj Yllit e Abit, sukses me biznesin e tyre.- shkruan ajo. 

Ky postim i politikanes, ra në vëmendje pasi së fundmi ka pasur një debat të ashpër sa i përket emigrimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Sekretarja e Brendshme aktuale e Britanisë, Suella Braverman ka folur me gjuhë të ashpër ndaj emigrantëve çka ka shkaktuar reagimin e kryeministrit Rama i cili kërkoi që të kërkonin ndjesë por edhe revoltën e bashkatdhetarëve tani në Britani, përmes një proteste.

“Ju ftoj të vizitoni barin e restorantin e tyre të klasit të parë me ushqime shumë të shijshme”, shkruan deputetja konservatore që është zgjedhur në zonën e Londrës që banohet kryesisht nga emigrantë.

Kujtojmë se Priti Patel ishte ministrja në detyrë që firmosi shpalljen non grata të Sali Berishës nga Briania e Madhe, e dyta pas futjes në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pse së fundmi ka pasur debate me Britaninë e Madhe: 

Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe kryeministri, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?