Dua Lipa

FOTO/ Rekord i ri! Dua Lipa e vetmja në botë me 2 miliardë klikime për 3 këngë

12 Janar, 12:23| Përditesimi: 12 Janar, 12:26

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka thyer një rekord të ri në karrierën e saj muzikore. Ajo është bërë artistja e parë dhe e vetme në botë, që në tre këngët e saj të publikuara në Spotify ka marrë nga dy miliardë klikime.

Këtë lajm e ka njoftuar shtëpia e saj diaskografike, Warner Records, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, raportojnë mediat e huaja.

“Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga dy miliardë dëgjime në Spotify në tri këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?