Foto nga devijimi i trafikut

FOTO/ Punimet për mbikalimin e Shkozës, ARRSH njofton devijimin e trafikut! Ja si do të qarkullojnë mjetet nga data 6-12 mars

4 Mars 2023, 11:40| Përditesimi: 4 Mars 2023, 12:02

  • Share

ARRSH ka njoftuar se do të devijohet trafiku nga data 6-12 mars për shkak të punimeve për mbikalimin e Shkozës. Në këto ditë do të vendosen trarët, ndaj trafiku që vjen nga rrethi i Shkozës drejt Farkës do devijohet në rrugën "Ali Shefqeti" si dhe trafiku që vjen nga Farka drejt Tiranës (nga Unaza) do devijohet në rrugën e vjetër të Farkës

Njoftimi i plotë i ARRSH

Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 - në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi.

Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:

Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës "Ali Shefqeti".

Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës .

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?