VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin italian, ja gjesti që provokoi dhunën

12 Qershor, 21:36| Përditesimi: 12 Qershor, 22:54

  • Share

Parlamenti italian është “shqiptarizuar” ditën e sotme, gjatë seancës plenare.

Ishte gjesti i deputetit të Lëvizjes “5 Yjet”, Leonardo Donno, ai që provokoi situatën, e cila degjeneroi në dhunë fizike.

Deputeti Donno, po përpiqej t’i jepte fla,murin italian ministrit Calderoli, në shenjë proteste dhe Sigurimi i Parlamentit ndërhyri duke ndaluar Donnon, ndërsa ky i fundit u godit dhe u rrëzua përtokë nga deputetët kundërshtarë.

Më pas ai u largua nga salla e Parlamentit. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë incidentit.

Menjëherë pas përplasjes është thirrur konferenca e kryetarëve të grupeve të Parlamentit italian, për të marrë vendimet e mëtejshme.

Si ndodhi incidenti i dhunshëm

Fillimisht kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar. Në sallë u vendosën flamujt e Italisë dhe u këndua himni kombëtar, ndërsa disa deputetë pushtuan karriget e ministrave duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.

Seanca u ndërpre menjëherë.

Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?