FOTO/ Përfundon sinjalistika në aksin nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave në Durrës, Rama: Lehtësohet ndjeshëm qarkullimi

7 Dhjetor 2023, 15:56| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 16:03

  • Share

Kanë përfunduar punimet e sinjalistikës në segmentin nyja e Shkozetit–mbikalimi i Plepave në Durrës, me gjatësi prej 4 km duke përmbyllur kështu plotësisht këtë ndërhyrje të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve.

Të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor. Pamjet e rrugës së përfunduar me sinjalistikë janë publikuar në rrjete sociale nga kryeministri Edi Rama i cili shkruan se “falë kësaj ndërhyrjeje tashmë qarkullimi i automjeteve është lehtësuar ndjeshëm”.

Ky segment, pjesë e anashkalimit të Durrësit, është shumë i rëndësishëm pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë – Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë – Ndroq – Plepa dhe rrugën Plepa – Kavajë – Rrogozhinë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?