Qukes-Qafe Plloçë

FOTO/ Përfundojnë 10.5 km në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë

30 Dhjetor 2023, 11:14| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 11:26

  • Share

KORÇË- Punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, po vazhdojnë intensivisht dhe së shpejti ky aks do shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit, duke rritur edhe sigurinë rrugore.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë përfunduar 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë-Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina.

Kreu i qeverisë ka publikuar disa pamje, dhe thekson se në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur.

‘Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur.’- shkruan Rama.

Projekti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit VIII, Tiranë-Korçë.

Përfundimi i saj do t’i japë zhvillim më të madh jo vetëm këtij fshati por gjithë Mokrës, që spikat për natyrën me reliev piktoresk, mjaft atraktive për zhvillimin e agroturizmit dhe sporteve të natyrës.

Rruga mundëson lidhjen e bizneseve e prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit por zgjon gjithashtu potencialet për investime në agroturizëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiqiri: 03/01/2024 20:08

    Ul trafikun nga quksi në qafë thanë sepse mjetet që shkojnë për Korçë futen në këtë rrugë të re.Pra afërsisht 50 përqind e mjeteve ikin në Korçë. Çdo rrugë e re në këto zona është risi, por sa më shpejt se u bë legjendë.

    Përgjigju
  • Adrian: 30/12/2023 15:26

    Qenka korridor me t'vertet,rruge e ngushtë.Kjo nuk rrit shpejtesine e levizjes,njesoj si rruga Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.E çuditshme kush e ka projektu,dhe si e kane pranuar,zbatuar,d.m.th. qindra milione euro investim,dhe zgjidhje problemi hiç.

    Përgjigju
    • Morina: 31/12/2023 01:58

      Kjo rrugë është me parametra evropian. Autostradë.e deshte apo si është puna?!

  • Fitorja: 30/12/2023 14:29

    Ue,cfare fitore e madhe.Po keshtu eshte mendu kjo rruga,vetem me 2 korsi?

    Përgjigju
  • Ben: 30/12/2023 13:45

    Edhe kjo rruge qeka me dy korsi,me nje kamion perpara do behet vargu makinava sa te duash.

    Përgjigju
    • Zich: 30/12/2023 14:31

      Observing me se I drejte...duken Si para te hedhura kot, po nuk favorizoi levizjen e shpejte te mallrave e njerzve...papergjegjedhmeri e Qeverise qendrore!

  • viron: 30/12/2023 11:48

    Na intereson kur perfundon se kjo rruge eshte bere terkuze....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?