Zi në Çeki, bien këmbanat dhe flamujt ulen në gjysmështizë! Katër të arrestuar për rrezik imitimi të sulmit të së enjtes

23 Dhjetor 2023, 11:00| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 22:37

  • Share

E gjithë Republika çeke mbajti zi këtë të shtunë për 14 viktima e sulmit më vdekjeprurës në historinë e vendit.

Këmbanat ranë në të gjithë Çekinë dhe flamujt u valëvitën në gjysmështizë. Në mesditë vendi mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave.

Studentët ndezën mijëra qirinj në memorialet e improvizuara në shkollën e arteve dhe selinë e universitetit. Universiteti, familjet dhe miqtë filluan gjithashtu të publikojnë emrat e viktimave, mes të cilëve studentë dhe pedagogë.

Ministri i Brendshëm Vit Rakusan tha se nuk kishte asnjë lidhje midis të shtënave dhe terrorizmit dhe se sulmuesi veproi i vetëm. Që atëherë, policia ka arrestuar katër persona për kërcënime për kopjimin e sulmit ose për solidaritetin me atë ngjarje.

Rakusan tha se policia do të ruajë zonat e zgjedhura, përfshirë shkollat, të paktën deri më 1 janar.

Një shef policie, Martin Vodracek, tha se autori David Kozak, i panjohur më parë për policinë, kishte "një arsenal të madh armësh dhe municionesh".

Policia nisi një kërkim për studentin pasi gjeti babain e tij të vrarë më herët të enjten. Studenti i kishte thënë një shoku se kishte planifikuar të vriste veten në Pragë.Policia kontrolloi një ndërtesë të shkollës së artit ku ai pritej të ndiqte një leksion, por ai shkoi në ndërtesën e shkollës kryesore aty pranë, ku kreu edhe masakrën.

Policia tha se personi i armatosur ishte frymëzuar nga një sulm i ngjashëm në Rusi.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?