Foto nga ceremonia martesore

FOTO/ Njihet në rrjetet sociale për jetën e tij luksoze! Martohet princi i Bruneit në një ceremoni 10 ditore, babai i tij ndër më të pasurit në botë

14 Janar, 14:50
  • Share

Brunei të dielën festoi dasmën e Princit Abdul Mateen, djalit të monarkut më jetegjatë në botë, Sulltanit Hassanal Bolkiah, në një ceremoni madhështore 10-ditore në sulltanatin e pasur me naftë.

Princi dhe nusja e tij Anisha Rosnah, mbesa e një prej këshilltarëve kryesorë të babait të tij, morën pjesë në një nga ceremonitë e shumta mbretërore përpara se të merrnin pjesë në një paradë nëpër rrugët e kryeqytetit të Bruneit, Bandar Seri Begawan.

Udhëheqësit nga vendet fqinje u panë të pranishëm në ceremoninë e dasmës mbretërore të së dielës. Festimet nisen më 7 janar dhe do të zgjasin deri më 16 janar. Princi Abdul Mateen, 32 vjeç, ishte i veshur me uniformë ceremoniale ushtarake.

Ndërsa 5,000 të ftuarit special përfshinin mbretër nga Arabia Saudite dhe Jordania, si dhe presidenti i Indonezisë Joko Widodo dhe lideri i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr.

Princi Abdul, është fëmija i 10-të i Sulltanit te Bruneit dhe nuk ka asnjë pretendim për fronin, por profili i tij është rritur jashtëzakonisht, raportojnë mediat e huaja.

Stili i jetesës së tij luksoze është thellësisht i dukshëm në platformën e mediave sociale: superjahte, kafshë shtëpiake ekzotike, hotele të klasit botëror dhe avionë privatë, të ndërthurur me angazhimet zyrtare mbretërore në mbarë globin e kanë shndërruar princin e Bruneit si një nga djemtë më të preferuar nga vajzat aziatike.

Sulltani i Bruneit është renditur ndër individët më të pasur në botë. Që nga viti 2023, Hassanal Bolkiah thuhet se ka një vlerë neto prej 30 miliardë dollarësh. Princi Mateen e ka fituar famën e tij vitet e fundit duke shoqëruar të atin në angazhimet diplomatike, duke përfshirë kurorëzimin e mbretit Charles dhe funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në 2022.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?