Foto, ura para dhe pas ndërtimit

FOTO nga ura e re në Përmet, Rama: Lidh disa fshatra që kanë qenë të izoluar, futen në ‘hartën turistike’

30 Nëntor 2023, 09:59| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 10:04

  • Share

PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga një urë e re e ndërtuar në Përmet. Rama shkruan se kjo urë do kalon mbi lumin Vjosë dhe lidh disa fshatra me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuajse të izoluar për shkak të mungesës së këtij investimi.

Me këtë investim, kreu i qeverisë thotë se përveçse do lehtësohet jeta e banorëve, por këto fshatra do të futen edhe në hartën e Përmetit turistik.

“Mirëmëngjesi! Dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.  

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/12/2023 00:09

    Shume te mire e kane ndertuar,sidomos pamja ne foton 3 eshte mahnitese,por nuk na sqarojne se cilet fshatra lidh.

    Përgjigju
  • Mark Gjoni: 30/11/2023 14:04

    Shumë e bukur në 3d kjo urë lidhëse eshtë vendosur të lidh sirrelin me Tiranën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?