Avioni privat në Rinas

FOTO/ Nga avioni në jaht, edhe familja e Emirit të Katarit zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet

4 Gusht 2023, 21:38| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 21:40

  • Share

Shqipëria është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve nga e gjithë bota. E së fundmi, listës së adhuruesve të rivierës shqiptare i është bashkuar edhe familja e Emirit të Katarit,  Tamim bin Hamad Al Thani.

Mediat raportojnë se Emirit të Katarit janë duke kaluar pushimet në një jaht luksoz të mbërritur në bregdetin shqiptar.

Familjarët e Emirit te Katarit, do të bëjnë një vizitë përgjatë bregdetit shqiptar. Jahti ende nuk dihet sesa do të qëndrojë dhe se cilat pika do të vizitojë gjatë qëndrimit në ujërat shqiptare.

Ndërkohë nga fotot shihet se ata kanë mbërritur në vend me avionin privat që ndodhet i parkuar në Rinas.

Kujtojmë që së fundmi personazhe të njohur në botë kanë vizituar vendin tonë, mes të cilëve dy vajzat e presidentit Trump, si dhe miliarderi kinez Jack Ma.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elsa: 05/08/2023 00:39

    Sa gezon media jone. Lum si ne qe na vizitojne karaktere si sheiku apo ivanka! Kjo deshmon se sa me shume shqiptare te ikin nga syte kembet, aq me te lumtur ndihet udheheqja mefiozo-politiko-mediatike. Helbete, e ka tepsine perpare shume e me shume. Dhe nese nuk e di media, sheiku eshte nje nder individet me te korruptuar dhe barbar ndaj populit te vet. Pika qe su bie.

    Përgjigju
    • Edi: 06/08/2023 18:02

      Po kujt po i ha kari për korrupsionin e Emirit

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?