VIDEO/ Darkë me Mitsotakis, Rama: Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë

15 Shtator 2020, 21:47| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 23:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në Greqi, ku ka takuar edhe kryeministrin e këtij vendi, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas fotove të publikuara, ata kanë konsumuar edhe një darkë së bashku. Rama ka qenë në Athinë në cilësinë e e kryetarit të OSBE për një konferencë të forumit të revistës Prestigjioze "The Economist” e cila në fokus do të ketë zhvillimin ekonomik, sfidat e rajonit dhe integrimit europian.

"Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve", shkruan Rama në rrjetin e tij social.

1600199734_ramagreqi.jpg

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

Komento

Komente

  • Vari bidonat: 16/09/2020 03:22

    Car darke mer hec e kthehu ntirane se a tu bo nami

    Përgjigju
  • Dule greku: 15/09/2020 22:04

    Nuk me more mua darka eshte me helm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?